-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama u jep 10% ish-pronarëve, Alibeaj kundër: PD gaboi, por PS po i vdes gjyqeve

Kryesoret

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot draftin e qeverisë që parashikon një rimbursim deri në 10% të gjithë atyre që pronat iu konfiskuan nga shteti shqiptar në kohën e komunizmit dhe që u përdorën për qëllime shtetërore.

Projektligji në fjalë është pritur me kundërshtime të forta nga ana e opozitës në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Partia Demokratike kërkoi, që ish-pronarët të kompensohen sipas çmimit të tregut aktual me 100% të vlerës së pronës.

Ju e keni bërë një gjë fare të thjeshtë dhe që në fakt tregon qasjen që PS ka pasur ndaj procesit të kthimit të pronave. Të mos jepet asgjë! Të mbyten në procedura pafund, të vdesin gjyqeve, të shkojnë dhe të lëngojnë gjykatave.

Po të doni ju, ju them edhe një gjë tjetër, një pjesë të fajit e keni pasur edhe ne PD. E gjithë vuajtja, e gjithë lëngata, sot ju i thoni shqiptarëve që ia konvertoni me 1/10, me vetëm 10%. Amendamenti është ky, kompensimi të jetë 100%” tha Enkelejd Alibeaj.

Për deputeten e PD-së Dhurata Çupi nisma është qesharake, ndërsa theksuan se nëse qeveria do të donte drejtësi do t’i kthente pronarëve të tokave të Portit të Durrësit pronat e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit