Jorge Mendes dhe klienti i tij, Cristiano Ronaldo janë takuar me përfaqësues të Bayern Munchen gjatë ditëve të fundit për të diskutuar një transferim të mundshëm të portugezit në Bavari.
Deklarata e fortë në intervistën e dhënë për Piers Morgan ka tronditur gjithë ambjentin futbollistik në Britaninë e Madhe dhe tashmë Ronaldo do t’i japë lamtumirën e paevitueshme klubit të Manchester United.
“Daily Mail” zbulon se Bayerni ka hapur nje derë të vogël për largimin e mundshëm të Ronaldos nga Anglia dhe zhvendosjen e tij në Gjermani.
Gjatë merkatos së verës, Mendes tentoi disa herë të finalizonte marrëveshjen me gjigandët e Bavarisë ndërsa ka pasur kontakte edhe me Chelsea, Napolin dhe Sportingun e Lisbonës e madje edhe me Newcastle që vazhdon të konsiderohet një mundësi nga Ronaldo.