Një telefonat e mbërritur në policinë e Tiranës ka vënë në pranga tre persona nga familja e deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës.
Bëhet fjalë për djalin e tij, Rexhep Rraja, nipin Ramazan Rraja si dhe një kushëririn e tyre J.Rraja. Këta të tre persona, lëviznin secili me nga një mjet të blinduar teksa janë ndaluar nga policia në zonën e Qafë Kasharit.
Forcat Shqiponja bën bllokadë në rrugë për të kapur “eskortën” Rraja. Por a mundet policia të të ndalojë se po lëvizë me mjet të blinduar?
Dyshohet se në mjet ka pasur dhe armë, kjo ka çuar policinë në ndalimi e tyre. Ende nuk dihet se çfarë është raportuar në telefonatën e policisë, por tre personave iu është kërkuar të tregojnë itinerarin e lëvizjes.
Por të tre personat janë të skeduar dhe më herët për ngjarje kriminale. A parandaloi policia një tjetër krim?
E PLOTË/ “Benz”-i, “BMW”-ja dhe dy të fortët e Niklës, çfarë po “luhet” në polici?