Një 54-vjeçar ndërroi jetë dje aksidentalisht në Durrës.
Viktima është Petrit Minçe. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 6 të qytetit të Durrësit.

Minçe ishte duke vendosur një tendë në një prej apartamenteve në pallatet e lagjes Nr.6, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga kati i tretë i godinës.
Pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore, 54-vjeçari humbi jetën në spital. Ai la pas 3 fëmijë.









