-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj nxjerr dy dokumente: Porti i Durrësit në parajsat fiskale me firmën e Ramës

Kryesoret

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese sot kishte shumë debat për portin e Durrësit. Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të opozitës ishte e pranishme vetë ministrja Belinda Balluku.

“Histori e përsëritur”, Alibeaj-Ballukut: 11 urdhër arreste, porti më keq se inceneratorët

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj publikoi dokumente që sipas tij vërtetojnë se gjithçka që po tentohet në portin e Durrësit është aferë dhe se kompania është në offshore.

Deputeti demokrat tha më tej se ka qenë vetë Edi Rama që i ka dhënë firmës statusin e investitorit strategjik duke e përjashtuar edhe nga taksat.

Debate për Portin e Durrësit, kryetari i komisionit-Boçit: Të nxjerr jashtë

“Dy janë dokumentet: “Vendimi me firmën e Edi Ramës, Nr. 14/6 datë 02.12.2021 “Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina) me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k me nuis/nipt m11726006h dhe ortak të vetëm Symphony Invest Limited, me numër regjistrimi 355663 dhe garantues financiar NSHMI Development L.L.C me numër regjistrimi 1155255 licencë 727523, Dubai, EBA”.

Akti i Themelimit: Fakton se, Shoqëria Symphony Real Estate Development shpk, të cilës i është dhenë statusi “Investitor Strategjik” është në pronësi 100% të shoqërisë Simphony Invest Limited, regjistruar në Corporate Center, Cayman Island (Ishujt Kajman)

Për sqarim: Simfoni Investiment është e regjistruar në Ishujt Kayman, parajsë fiskale, që jo vetëm krijon hapësira për të mos paguar taksa, por ofron edhe anonimatin e aksionarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit