Deputeti i PD-së, Edi Paloka shprehet se arrestimet e fundit të SPAK për inceneratorët, që sipas tij është i koordinuar me kryeministrin Rama po bëhen me qëllim për të hequr vëmendjen nga afera e portit të Durrësit.
“Me “arrestimet” per inceneratoret, SKAP-i bashke me Ramziun, po kerkojne te terheqin sadopak vemendjen nga nje vjedhje edhe me e madhe qe eshte duke ndodhur, ate te Portit te Durresit.
Vetem kjo i ka mbetur te beje, perpiqet te shuaje zhurrmen e nje vjedhjeje te madhe me nje vjedhje gjigande. Nderkohe ata qe i japin fleta lavderimi SPAK-ut, qe gjejne qimen ne veze tek opozita, nuk arrijne te shohin traun qe ju ka hyre ne sy…Ne fakt , thjeshte bejne sikur nuk shohin” shkruan ai.