Një 55-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Berlin. Një person ka hapur zjarr drejt makinës tip Audi ku ndodhej viktima. Autoritet nuk kanë arritur ta identifikojnë autorin.
Shqiptari është qëlluar me plumb në shpatull.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ditën e sotme, në Friedrichsfelde të Berlinit.