-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E denoncoi Kryemadhi, SPAK shpall në kërkim “çelësin” e inceneratorëve

Kryesoret

11 persona shpalli në kërkim SPAK për inceneratorin e Fierit. Mes tyre biznesmeni Arbër Denizi që ka në pronësi firmën “Pivot04”.

Dy ditë më parë deputetja Monika Kryemadhi, ish-kryetare e LSI-së, denoncoi pikërisht këtë person si “strumbullarin” që “zbërthen” edhe korrupsionin në impiantin e mbetjeve në Tiranë.

Ai është administrator i kompanisë “Pivot O4”, e cila në fakt ka marrë fonde edhe nga inceneratori i Elbasanit dhe i Tiranës.

Monika Kryemadhi tha se kjo firmë ka marrë plot 40 milionë lekë nga inceneratori i Tiranës. “Pivot 04’, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës.

Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës? S’ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale” tha Kryemadhi.

Kryemadhi nxjerr provat dhe pyet SPAK-un: Pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit