-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta ‘në të njëjtë linjë’ me Berishën, paralajmëron sërish protesta: Të organizohemi dhe të intensifikojmë aksionin opozitar!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sërish protesta, duke kërkuar që të organizohen dhe të intensifikojnë edhe më shumë aksionin opozitar.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së kryesisë së PL-së, Meta deklaroi se skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të sosur, ndaj nuk mjaftojnë vetëm denoncimet.

“Porti i Durrësit, skandal shokues”, Meta: Rama kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët!

Sipas tij, kjo qeveri është pakica e pakicës, ndërsa theksoi se kriza prek jo vetëm qytetarët opozitarë, por të gjithë shqiptarët.

“Skandalet nuk kanë të sosur, ndaj edhe rruga jo vetëm e denoncimeve dhe propozimeve, por edhe e protestave dhe e organizimit mbarë qytetar dhe mbarë opozitar kundër kësaj qeverie e cila, i ka shpallur luftë qytetarëve, financave publike, interesit publik dhe kombëtar, i ka shpallur luftë detyrimeve që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizimi Asocimit dhe kërkesave për ecurinë e negociatave me BE duhet të intensifikojmë aksionin tonë si Parti e Lirisë, në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare.

Unë jam i sigurt se në këtë rrugë kjo qeveri që sot është pakicë e pakicës, edhe brenda PS rilindja është një pakice, pasi barra e kësaj krize nuk bie vetëm  në shpatullat e qytetarëve që janë në opozitë me këtë qeveri por bien mbi gjithë shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Meta mbledh Kryesinë e PL, flet për Buxhetin 2023: Godet prodhimin vendas të pijeve. Korrupsioni në Tatime dhe Dogana do bëjë namin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit