Dënimi i poetes Mimoza Ahmeti me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje të një objekti 2 katësh në fshatin Petrelë shkaktoi një “furtunë” reagimesh nga të gjitha krahët.
Gjykata e dënoi me kërkesë të prokurorisë për ndërtimin pa leje të shtëpisë, që i ishte shembur nga tërmeti.
Por çfarë deklaronte vetë poetja përpara oficerëve të policisë gjyqësore në momentin që u thirr për të dhënë dëshminë?
“Punimet janë kryer në vendin e shtëpisë ekzistuese e cila u shemb nga tërmeti. Kam certifikatë pronësie për pasurinë me sipërfaqe 300 m.
Në lidhje me këto punime jam në procedurë për të marrë lejen e rindërtimit dhe punimet janë kryer nga muaji maj i vitit 2021” ka deklaruar ajo, thuhet në dosje.
Por asnjë nga deklarimet e saj nuk është marrë në konsideratë dhe në fund u dënua me 40 orë pune publike.