-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, Prokuroria dënon me punë publike për ‘ndërtim pa leje’ poeten Mimoza Ahmeti!

Kryesoret

Poetja e njohur dhe autorja e teksteve të disa këngëve, midis tyre edhe “Në mbretërinë e Xhuxhave”, Mimoza Ahmeti, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga gjykata për ndërtim të paligjshëm. Sikurse mësohet banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, por megjithatë gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë.

Poetja Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim të paligjshëm, Rama: “Mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët!

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti u detyrua të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës për të dëgjuar edhe njëherë rezultatet e hetimit nga prokurori që e kishte përballë. Gruaja e vargjeve të njohura dhe e këngës kujtoi edhe njëherë se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u detyrua të ndërtonte një banesë të re.

Në karrigen e të akuzuarit presin për t’u ulur për të njëjtën vepër penale 30 shtetas të tjerë, emrat e të cilëve u dorëzuan si të pandehur nga prokuroria më e madhe në vend, ajo e kryeqytetit. Po për vitin 2022, janë shpallur fajtorë në Tiranë për ndërtim të paligjshëm 15 shtetas, që të gjithë qytetarë të thjeshtë, poetë e këngëtarë. Por asnjëri nuk është ndërtues i njohur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit