-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia “kyçi” gojën! “Pre” e epshit dhe armëve, çfarë ndodhi me kushërinjtë Rraja?

Kryesoret

Pak ditë më parë policia shoqëroi një grup personash të cilët lëviznin me makina të blinduara. Bëhej fjalë për djalin dhe nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep dhe Ramazan Rraja.

Dy të rinjtë po lëviznin në drejtim të mbikalimit të Rinasit kur u ndaluan nga policia dhe më pas u shoqëruan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Disa orë më pas, dy kushërinjtë dhe personi i tretë u liruan.

Ngjarja shkaktoi zhurmë duke u përhapur me shpejtësi në televizione dhe portale, por si përfundim u liruan dhe policia nuk ka asnjë detaj, se për çfarë u shoqëruan, për çfarë u pyetën, çfarë deklaruan dhe çfarë ndodhi me makinat e blinduara.

Dy kushërinjtë, por edhe i treti në burg, që është Redjan Rraja janë mjaft të njohur për publikun për shkak të ngjarjeve ku janë përfshirë dhe vajzave të ekranit me të cilat kanë qenë të lidhur.

Në vitin 2018 denoncimet e bëra nga Xhisela Maloku për dhunë dhe më pas dëshmia e ish-nënkomisarit Emiljano Nuhut çuan në pranga djalin e deputetit socialist Rexhep Rraja.

Ramazan Raja është nipi i deputetit, djali i Xhelal Rrajës. Ai ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t’u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur.

Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Rraja po ashtu, u lakua në media në gusht të 2019 për dhunimin e një gruaje në QSUT dhe në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal.

Redjan Rraja është nipi tjetër i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai është i arrestuar prej tre vitesh si të dyshuar për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja, të ndodhur në vendin e njohur si “Mbikalimi i Shkozetit”.

Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë dhe publikun. Emri i 37-vjeçarit me profesion mjek stomatolog me një klinikë dentare në qendër të Fushë-Krujës ka dalë më herët në dy ngjarje të bujshme. Madje ai u lakua shumë në media edhe për lidhjen me modelen Kejvina Kthella.

Si e zbuloi vjehrra tradhtinë? Modelja: Fjeta me nipin e deputetit më pas ika

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit