Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Italisë në “Air Albania”. Dueli miqësor vjen në një kohë kur miqtë nuk janë pjesëmarrës në Kupën e Botës, teksa trajnerët Edy Reja dhe Roberto Mancini kanë zgjedhur titullarët me të cilin do luajnë 90 minutat.
Kundër vendlindjes së tij, Reja ka hedhur në fushë një skemë 3-5-2 me Mihaj nga minuta e parë, teka në stol është Asllani. Mesi i fushës përbëhet nga Abrashi, Bare dhe Bajrami, teksa në sulm Uzuni dhe Broja. Te Italia ndryshime në portë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria (3-5-2): Berisha, Ismajli, Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Hysaj, Abrashi, Bare, Bajrami, Uzuni, Broja Trajner: Edy Reja;
Italia (3-4-3): Meret, Bastoni, Bonuci, Scalvini, Di Lorenzo, Tonali, Verratti, Dimarco, Grifo, Zaniolo, Raspadori Trajner: Roberto Mancini.