Grupi i Sali Berishës liroi foltoren e Kuvendit pas bllokimit për gati 20 minuta, por tensionet vazhduan për shkak se kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj u la vetëm nga 2 minuta për të folur grupit të Sali Berishës.
Në fund, grupi i Berishës pavarësisht rezistencës u tërhoq duke i hapur rrugë zhvillimit normal. Seanca iu rikthye normalitetit pas kërkesës së deputetit Belind Këlliçi, kandidat për “Primaret” e PD-së kërkoi mbajtjen e një minutë heshtje për nderimin e 17 Nëntorit, ditës së çlirimit të Tiranës.