Një 48-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës, pasi u zbulua në port në tentativë për të kaluar pa deklaruar 16 670 euro.
Shuma ishte fshehur në furgon dhe është sekuestruar. 48-vjeçari po kthehej nga Italia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.