Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se problemi për të është Edi Rama, i cili sipas tij kërkon të marrë flamurin e opozitës.
Berisha deklaroi se ka shumë informacione për Ramën, duke theksuar se ai i njeh më mirë se kushdo tjetër ligësitë e kryeministrit. Ish-kryeministri theksoi se Rama ende vazhdon përpjekjet kriminale për te asgjësuar opozitën.
“Thelbi i këtij problemi ishte asgjësimi i opozitës. Gjatë këtyre muajve po bëhet fati një vit është arritur që opozita të ngrihet në këmbë. Por nga ana tjetër Edi Rama vazhdon përpjekjet më kriminale, pasi ka vendosur monizmin absolut do të asgjësojë edhe opozitën. Pra ka sjellë opozitën e vërtetë para një betejë jetë a vdekje. Unë besoj se shqiptarët duhet të kenë një opozitë të vërtetë. Është shumë e vërtetë që gjithçka u bë në këto zhvillime që tejkalojnë çdo imagjinatë në romane u bë për të pasur një pseuodopozitë në funksion të Ramës.
Deri më sot kam ndjekur rregullat ligjore të një statuti të miratuar. Por Rama nuk heq dorë. Askush nuk njeh më shumë se mua ligësitë e Ramës. Informacionet e mira në krahasim me këtë që bën publikisht janë dytësore. Sepse ai publikisht do ti marrë flamurin opozitës. Këtu ka një njeri, ky është Edi Rama.
Ndaj dhe unë, PD do merret vetëm me Edi Ramën. PD ka një problem fondamental për të zgjidhur. Do pranojë ajo të shkelmohet, apo do ti qëndrojë këtij dhëmbë për dhëmbë dhe në mënyrën më të merituar. Unë jam për variantin e dytë. Ti më pyete me të drejtë çfarë informacionesh ke? Unë kam plot informacione, por nuk ka informacion më të rëndësishme sesa aktet e ulëta në Parlament”, tha Berisha.