-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Skema e Zotos! SPAK: Si i mbushën xhepat Bllako, Koka dhe Dervishaj

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme, SPAK njofton zyrtarisht se shpalli në kërkim 11 persona të përfshirë në skemën e aferës me inceneratorin e Fierit, ku pas hekurave janë ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Për 10 persona është kërkuar masa arrest me burg dhe për një arrest në shtëpi. SPAK nuk jep emrat, por “5pyetjet.al” publikoi listën me biznesmenin Arben Dervishaj në krye që është pas hekurave.

Emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhërarreste:
1-Arber Denizi
2-Juri Ymeraj
3-Silvester Dreza
4-Gentian Zifla (i arrestuar)
5-Arjola Kodra
6-Enver Sheshi (i arrestuar)
7-Robert Shabani (i arrestuar)
8-Regan Merdani (i arrestuar)
9-Luran Dusha
10-Arben Dervishaj (i arrestuar)
11-Giuseppe Ciaffaglione

Skema

Konkretisht SPAK, thekson se Arben Dervishaj firmosi me kompaninë e tij si supervizor 4 mln euro punë të kryer në inceneratorin e Fierit kur në fakt nuk ishte bërë asgjë.

Për manipulimin që bëri, ai nuk mori vetëm 740 mijë euro për konsulencën, por edhe udhëtimet, hotelet dhe biletat e paguara nga Klodian Zoto në Itali për të parë ndeshjet e futbollit.

Kaq “bujar”, njeriu i inceneratorëve, Klodian Zoto ishte treguar edhe me Alqi Bllakon i cili në kohën që ishte sekretar i ministrisë së Mjedisit dhe drejtor i Ujësjellësave e kishte favorizuar kompaninë e tij.

Për këtë arsye, Zoto i punësoi të atin me 6 mijë euro në muaj, pa shkuar asnjë ditë te inceneratori i Tiranës ku mori 150 milionë lekë. Emri i tretë është Lefter Koka.

Po sipas SPAK-ut, ish-ministri për favorizimin e firmës së Zotos për inceneratorin e Fierit mori mbi 1.2 mln euro përmes skemave fiktive. Në skemat e mashtrimit janë përfshirë kompanitë e Robert Shabanit, Regan Merdanit, Gentian Ziflas dhe Enver Sheshit.

6 mijë euro në muaj për babanë! SPAK: Zoto i dha Bllakos mori 150 mln lekë

“Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Rezulton se gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Froggy”sh.p.k, me administrator Regan Merdani, “Frogy 03” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshi; “Pupa Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani; “R.B-General Servis” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani dhe “R.S.I&T Group” sh.p.k, me administrator Robert Shabani, në vlerën totale 359,490,120 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milion e katërqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë.

Skema/ SPAK: Si i kaloi Zoto mbi 1.2 mln euro në xhepin e Lefter Kokës

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë  mijë e  njëzet) lekë.

SPAK: Zoto i pagoi numrit dy të FSHF-së udhëtimet, hotelin dhe biletat e stadiumit

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.82, datë 11.11.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, janë miratuar 11 (njëmbëdhjetë) masa sigurimi personale, nga të cilat 10 (dhjetë) masa sigurie “arrest në burg” dhe 1 (një) masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Erdhi këtu dhe u bë milioner! Kush është italiani, që SPAK-u e shpalli në kërkim?

Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal” thotë SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit