Në ditën e katërt të protestës sot drejtues të degës së PD-së në Divjakë e Lushnje dhe banorët protestuan në hyrje te parkut kombëtar të Divjakës duke hequr kabinën e biletarisë që ishte vendosur.
Banorët kundërshtojnë vendosjen e tarifës 50 lekë për hyrjen për qytetarët dhe 150 lekë për futjen me makinë brenda parkut për të shkuar në plazh. Në krye të protestës, është kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori.
VIDEO-Protesta kundër traut me pagesë në Divjakë, PD përplaset me policinë
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë. “Mos luani me atë që nuk e preku as gjermani” ishte një nga disa pankartat që banorët mbanin në duar.
Banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar vendimin e ministrisë së Turizmit duke mos u lejuar. Policia ka shtuar forcat.
“Do na marrin shpirtin”, banorët e Divjakës sërish në protestë kundër vendosjes së traut me pagesë