Roja i një shkolle është arrestuar në flagrancë pasi ka dhunuar nxënësin e viti të tretë të një gjimnazi.
Roja, një 27-vjeçar është konfliktuar me gjimnazistin, 21 vjeç, më pas ka ndërhyrë vëllai i gjimnazistit. Policia ka njoftuar se së bashku me rojën kanë arrestuar dhe vëllain e 21-vjeçarit.
“Arrestohet në flagrancë edhe vëllai i 21-vjeçarit, pasi u përfshi në konflikt dhe goditi rojën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit,” ka njoftuar policia.