57 efektivë të lartë të policisë janë vënë nën hetim në lidhje me serat e drogës që u gjendën në Berat.
Raportohet se ndër efektivët e dyshuar është edhe shefi i komisariatit të Beratit.
Gjithashtu mësohet se droga nuk ishte mbjellë në serat e Kutallisë por dyshohet se ishte e mbjellë në malet e Skraparit.
Kujtojmë që para një javë policia shqiptare në bashkëpunimin me efektivët e forcave Shqiponja organizuan një meagoperacion në fshatin Dimal të Beratit ku u sekuestruan 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 871 kilogramë dhe 700 arka të mbushura me kanabis në proces tharje. 11 persona u arrestuan nga policia gjatë aksionit.
Pse nuk raportuat për drogën? Merret në pyetje zinxhiri komandues i policisë në Berat