Dashi- Dashuria ndaj dikujt që ndodhet larg, mund të jetë në mendjen tuaj sot. Mund të mërziteni me rutinën dhe të shqetësoheni për ta ndryshuar atë. Ky është një moment i mirë për të planifikuar pushime, veçanërisht nëse shoqërohet nga një partner ose një mik i ngushtë.
Demi- Sot mund të keni takime interesante. Ndoshta jeni duke marrë përsipër një punë të re, ose një aktivitet dhe këto takime mund të jenë me persona nga fusha që kanë lidhje me paranë. Dëgjojini me kujdes se çfarë kanë për t’ju thënë. Mund të mësoni diçka që përmirëson gjendjen tuaj financiare.
Binjakët- Nëse kohët e fundit partneri mund t’iu ketë kritikuar për mungesë entuziazmi dhe dinamizmi, sot nuk do ta bëjë më. Konsultimet me kolegët mund të sjellin njohuri interesante dhe të reja për ju. Dashuria për miqtë, të afërmit dhe për dikë të veçantë në jetë, do t’ua mbushë zemrën sot.
Gaforrja– Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat, ndoshta nga një mik apo koleg i ngushtë. Ndaj në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, kështu që do të jeni të qetë. Beqarët do takojnë një person të veçantë, por nuk ka siguri nëse ai ose ajo do t’ju sjellë lumturinë e kërkuar.
Luani- Ditë e ndërlikuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dalin në dritë gënjeshtra që i keni thënë partnerit dhe kjo do ta ndezë atmosferën. Në planin financiar gjërat nuk do t’ju ecin si keni dashur. Kërkoni ndihmë ose gjeni një mënyrë për ta ndryshuar gjendjen.
Virgjëresha– Sot nuk do të tregoheni indiferentë për asgjë. Lajmet e mira do t’ju gëzojnë ndërsa disa persona duket se do të tërhiqen pas jush, dhe tërheqja shpirtërore mund të jetë tema juaj e preferuar e bisedës. Kjo nuk do të jetë një ditë e parashikueshme, por duket se do të jetë e mrekullueshme.
Peshorja– Sot çdo gjë ka për t’iu ecur si kurrë më parë. Nuk do jetë nevoja të nxitni ngjarje të mëdha sepse yjet kanë menduar për çdo gjë. Një dëshirë për të mësuar nga aktivitet në grup mund t’ju vendosë në mes të një turme. Nëse po planifikoni të merrni pjesë, mos shkoni vetëm. Financat nuk do jenë të këqija, por po vazhduat të tregoheni të pamatur situata do përkeqësohet.
Akrepi- Keni pasur sukses së fundmi në profesion. Keni punuar shumë dhe keni mësuar shumë gjëra dhe kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga që janë mbi ju në hierarki. Respektin e keni fituar vetëm me aftësitë tuaja. Ky mund të jetë një talent artistik, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë!
Shigjetari– Ditë me fat sot, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Marrëdhëniet në çift mund të jenë më mirë se kurrë më parë. Optimizmi dhe entuziazmi do t’ju sundojë, por mos harroni të jeni realist dhe jo impulsiv. Financat do jenë tejet delikate ndaj kryeni vetëm shpenzimet e domosdoshme.
Bricjapi- Do të ndiheni veçanërisht romantikë sot. Mbrëmja do të jetë e mrekullueshme nëse mund ta shpenzoni në shoqërinë e një personi të rëndësishëm për ju. Të ardhurat do dobësohen ndjeshëm për shkak të pamaturisë që keni treguar së fundmi. Merrni masa sa më shpejt.
Ujori- Ngjarjet sociale mund të marrin shumë kohë nga dita juaj. Një takim me partnerin tuaj mund të rezultojë më pasionant se zakonisht. Kjo duhet të jetë një ditë plotësisht e këndshme për sa kohë që ju kurseni energjinë tuaj. Lidhur me financat do të ndiheni më të qetë. Më në fund do të dilni nga tuneli ku ishit futur.
Peshqit- Bashkëpunimet e punës dhe karrierës më në fund mund t’ju sjellin suksesin dhe fatin e mirë për të cilin keni shpresuar. Kjo mund të jetë mirënjohje për përpjekjet dhe përkushtimin tuaj me punën e palodhur. Bëni kujdes, mos festoni aq shumë sa të vuani efektet e mbingarkesës!