Së fundmi Ermal Mamaqi ka ndarë detaje të reja rreth librit të tij, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet.
“Është një libër i shkruar me një gjuhë shumë të thjeshtë. Unë shkëputem, kemi një shtëpi në plazh dhe rri vetëm. Në ditët me shi sidomos, shpërthen edhe ideja. Është një libër ku ti duhet të kuptosh çështjet, më saktë aty ka një vend bosh ku ti mund të shkruash, të plotësosh pyetjet dhe t’i japësh përgjigje” ka thënë Ermali i ftuar në emisionin Pardon My French.
Gjtiashtu Ermali i është përgjigjur edhe komenteve negative rreth librit të tij, duke thënë me shaka se njerëzit merren me të pasi ai është një njeri i mrekullueshëm një gjeni
Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë?
“Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”
A ndihet keq Ermal Mamaqi kur merr komente të tilla?
“Përkundrazi, është argëtues fakti që njerëzit komentojnë në këtë formë. Madje unë shpesh herë i nxjerr edhe pasqyrën dhe jua tregoj përballë që të shikohen dhe të bllokohen. Gjithmonë ndodh kundërshtia në fillim dhe pastaj përfundon me duartrokitje dhe dashuri. Është i njëjti skenar, unë dhe ekipi im i marketingut jemi shumë të lumtur sepse populli shqiptar më lejon mua që të bëj marketing falas gjithmonë dhe unë nuk paguaj asnjë lek. Çdo person në planet e di që unë kam shkruajtur një libër sot”