-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulje temperaturash dhe shi, parashikimi i motit për sot

Kryesoret

Të enjten, vendi ynë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë, në orët e para të mëngjesit moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Këto reshje do të jenë të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Më pas duke filluar nga orët e mesditës pritet një përmirësim i lehtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 15°C

në zona e ulëta  8 deri 21°C

në zona bregdetare 13 deri 21°C

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit