Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje pasi doli blof. Më herët Edi Rama në tentativë për t’i dalë në mbrojtje Mohammed Alabbarit u shpreh se kompania “Eagle Hills and Real Estate Development” e investitorit arab do të ndërtonte dhe në Kroaci, “Manhatanin e Zagrebit”.
Por projekti në Kroaci ishte anuluar që në 2019, pasi kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç nuk i kishte pyetur qytetarët për investimin e Mohammed Alabbar dhe njerëzit u ngritën në protesta deri në anulimin e projektit. Mungesa e një kontrolli të thjeshtë e futi Ramën në kurth, pasi Sali Berisha dhe Ilir Meta e nxorën zbuluar duke e detyruar që të kërkonte falje.
“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje” shkruan Rama.
Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje! pic.twitter.com/z4D9mIItOk
— Edi Rama (@ediramaal) November 18, 2022