Azerët do të ndërtojnë një rafineri nafte në Shqipëri. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama sot nga Vlora.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev ishte në Shqipëri pak ditë më parë, ku takoi krerët më të lartë të shtetit.
Sot, Edi Rama tha se kanë rënë dakord që të ndërtojnë një rafineri nafte, por skema si do të bëhet ende nuk dihet.
“Sapo kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, do të ndërtojmë në Shqipëri një rafineri që do i japë fund edhe varësisë që ne kemi.
Të naftës për konsum këtu në vend dhe pastaj do të flasim prapë për çmimin e naftës si do ta kenë të tjerët dhe si do ta kemi ne” tha ai.