Ditën e sotme personat e arrestuar të mërkurën për inceneratorin e Fierit pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. SPAK i akuzon personat në fjalë si përgjegjës për një skemë mashtrimit me fatura fiktive në punimet e kryera në inceneratorin e Fierit, që i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 565 milionë lekësh. Mes personave të arrestuar është edhe biznesmeni i njohur Arben Dervishaj.
Emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhërarreste:
1-Arber Denizi (i arrestuar)
2-Juri Ymeraj
3-Silvester Dreza
4-Gentian Zifla (i arrestuar)
5-Arjola Kodra
6-Enver Sheshi (i arrestuar)
7-Robert Shabani (i arrestuar)
8-Regan Merdani (i arrestuar)
9-Luran Dusha
10-Arben Dervishaj (i arrestuar)
11-Giuseppe Ciaffaglione
Kush është Arben Dervishaj dhe roli te inceneratorët?
Arben Dervishaj është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.
Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k.
E PLOTË/ Skema e Zotos! SPAK: Si i mbushën xhepat Bllako, Koka dhe Dervishaj