-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhjetëfishimi i gjobave me paketën fiskale, IKM: Hap pas për fiskalizimin!

Kryesoret

Dhjetëfishimi i gjobave për moslëshimin e faturave të furnizimeve të mallit apo dyfshimii i gjobave për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagave me paketën e re fiskale jo vetëm që shkelin parimin e proporcionalitetit, por pritet të rrisin edhe korrupsionin nga tatimorët.

Këto shqetësime për ndryshimet në projektligjin “Për procedurat tatimore” ngrihen nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë. Për kontabilistët shumëfishimi i gjobave nuk përkon as me sistemin e fiskalizimit që nisi zbatimin prej gati 2 vitesh. Sipas tyre kjo konsiderohet një hap pas dhe interpretohet se sistemi i ri ka dështuar.

Gjobë prej 1,500,000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ për moslëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese. Këto sanksione do të sjellin rritje presioni ndaj biznesit, si dhe një mundësi shumë të lartë reale që të shfrytëzohen nga punonjësit e Administratës Tatimore për korrupsion.

Paketa fiskale e vitit 2023 nuk sjell ndryshime thelbësore në ligjet e tatimeve përveçse i rrit se tepërmi penalitetet për disa kategori dhe veprime të bizneseve dhe unifikon akcizën për industrinë e birrës dhe pijeve alkoolike./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit