Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e Donald Trump, po shqyrtojnë skenarë për të garantuar sigurinë në Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë globale të naftës.
Në të njëjtën kohë, zhvillimet në rajon, përfshirë armëpushimin mes Izraeli dhe Libani, mbeten të brishta.
“Asnjë anije nuk mund të hyjë apo të dalë nga zona pa miratimin e Marinës Amerikane, këmbënguli ai në një postim në Truth Social, e mbyllur mirë, derisa Irani të jetë në gjendje të bëjë një marrëveshje!!!”. Trump nënvizoi po kështu se nuk ka ndërmend të përdorë armët atomike kundër regjimit të ajatollahëve.
“Nuk kemi nevojë për to. Pse duhet të përdor armë bërthamore kur ne tashmë e kemi dobësuar Iranin me mënyra konvencionale? Nuk do ta bëja. Askush nuk duhet të lejohet të përdorë armë bërthamore”, ishte komenti i tij. Ndërkohe, vetëm pak orë pasi Donald Trump njoftoi zgjatjen me tre javë të pushimzjarrit mes Izraelit dhe Libanit, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, u shpreh se ai “nuk është 100% i plotë”, edhe pse e pohoi se situata është “dukshëm më e mirë” krahasuar me periudhën para ndalimit të pjesshëm të luftimeve.









