Në shenjë respekti për kontributin e tij shumëvjeçar, Albin Kurti ka nderuar figurën e akademikut të ndjerë Rexhep Qosja, duke bërë homazhe në hollin e Kuvendit.
“Vepra e tij e mbijeton shumëfish jetën e tij. Jeta jonë fiton shpresë me veprën e tij. Letërsia dhe historia, gjuha dhe publicistika e kanë gjurmë të thellë Rexhep Qosjen. U prehtë në paqe! Me nderime dhe pikëllim”, shkruan Albin Kurti.









