Autori i dyshuar si personi që dhunoi gazetarin Adriatik Doçi është arrestuar.
Në pranga ka përfunduar 30-vjeçari, Redon Skutera, me profesion instruktor palestre, nuk dihen ende shkaqet që e shtynë të dhunonte Doçin.
Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi u sulmua mesditën e së dielës (13 nëntor) shumë pranë banesë së tij dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy ditë më parë, gazetari Doçi takoi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila i shprehu mbështetjen.