Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Pogradec. Një 15-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare.
Ka qenë vetë 12-vjeçarja ajo që ka denoncuar në polici së ashku me prindërit e saj.
Vajza ka dëshmuar që ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me 15-vjeçarin, me të cilin më herët ka pasur kontakt, por që ky i fundit e ka mohuar kontaktin dhe marrëdhënien me dhunë.
Më herët, ai ka thyer xhamat e shtëpisë së 12-vjeçares.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme,” ka njoftuar policia.