-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar me 17 vjet burg në Itali për trafik droge/ Kush është Faja nga Durrësi me tre emra të tjerë, që u arrestua sot!

Kryesoret

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 62-vjeçari nga Durrësi, i cili rezulton i kërkuar nga drejtësia italiane, pasi është dënuar atje me mbi 17 vjet burg për trafik droge.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Mustafa Shullani, i cili sipas bluve të qytetit bregdetar, mban edhe tre emra të tjerë, përkatësisht: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani.

Arrestimi i tij u bë për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj, për kryerjen e dënimit përkatës.

‘Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinatat”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: Mustafa Shullani (me identitete të tjera: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani), 62 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës.

Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, e ka dënuar 62-vjeçarin, me 17 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga ligji penal italian. Me qëllim vuajtjen e periudhës prej 11 vjet e 4 muaj burgim, të mbetur nga dënimi total, kjo gjykatë apeli ka lëshuar për këtë shtetas, një urdhër-arrest ndërkombëtar.’, njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit