Futbolli austriak ndodhet në zi, pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Gerhard Rodaks.
Në moshën 57-vjeçare, Rodaks vuante nga një sëmundje e rëndë dhe thuhet se për këtë arsye vendosi që t’i jepte fund jetës së tij duke i dalë përpara trenit.
Ai ka luajtur me kombëtaren austriake dhe gjithashtu ka qenë pjesë e Admira Vaker Modling, Atletikos së Madridit, ku fitoi Kupën e Mbretit dhe gjithashtu për Rapidin e Vienës.
Rodaks la pas bashkëshorten e tij dhe dy vajza.
E përditshmja vjeneze “Kronen Zeitung” shkruan në uebsajtin e saj se ai e ka çuar makinën e tij në hekurudhë, më pas ka dalë nga automjeti dhe ka qëndruar në shina dhe treni, i cili ka lëvizur me shpejtësi 150 kilometra në orë, nuk ka mundur të ndalet duke e shtypur atë.
Vetëm pas 400 metrash treni arriti të ndalonte.