Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot kompanitë shqiptare të ndërtimit që nëse do të marrin pjesë në projektin e ri të portit të Durrësit do të futen në listën e zezë.
Kryetari i PD-së u shpreh se disa prej kompanive po regjistrohen si nënkontraktor për të ndërtuar pallatet dhe rezidencat në Durrës.
“Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike.
Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët.
Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë.
Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani. Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.” tha ai.
LIVE-Berisha: Rama po e merr për vete portin e Durrësit! Situata eksplozive