-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama po e merr për vete portin e Durrësit! Situata eksplozive

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka akuzuar sërish Edi Ramën për portin e Durrësit dhe aferën e inceneratorëve. “Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë “Eagle hills” që do të ndërtonte “Manhantin e Zagrebit”, ndërkohë që qytetarët e kishin hedhur në kosh. Historia ishte mbyllur dy vite më parë” tha Sali Berisha.

Më tej Sali Berisha i kishte akuzat edhe më të forta. “Shqipërinë e kanë ngërthyer si një gaforre e tmerrshme, aferat korruptive të Edi Ramës, qeveritarëve dhe enturazhit familjar.
SKAP-i i partisë, po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për ta shitur si një aferë të disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigante të krimit ekonomik të Edi Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës.

Çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer. Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës. Pavarësisht kësaj shkrese, lakmia, babëzia dhe pangopshmëria për vjedhjet, paratë, e shtyjnë kryeministrin të firmosë fap-fap-fap siç do deklaronte në Komisionin Parlamentar.

SKAP-i i partisë përpiqet që mbulojë ëktë krim, por nuk mbulon dot, sepse përveç firmës antiligjore që Edi Rama vendosi për ndërmarrjen e tij, ai vendosi bashkë me Agaçin, të fusë duart e zeza në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave dhe të transferojë paratë në Ministrinë e Mjedisit për inceneratorin kur ajo nuk kishte asnjë qindarkë të vetme për këtë objekt. Edi Rama është përgjegjës më kryesor, se ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit