-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e fabrikave ngadalëson eksportet në tetor, “rezistojnë” tekstilet dhe këpucët!

Kryesoret

Rritja e eksporteve është ngadalësuar ndjeshëm për të disatin muaj radhazi. Teksa sektori po vuan pasojat e krizës globale dhe kostove të larta të energjisë. Në tetor eksportet u rritën me 12.5% me bazë vjetore, sipas INSTAT,  që është zgjerimi më i ulët i këtij viti, në shtator shifra ishte 16.3% dhe në muajt e parë të vitit zgjerimi mujor ishte rreth 50%.

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në tetor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të dytin muaj tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

Janë ngadalësuar ndjeshëm dhe eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, një sektor i goditur nga rritja e kostove, sidomos të energjisë. Tekstilet dhe këpucët janë ato që po mbajnë peshën kryesore në rritjen e eksporteve, të ndjekura nga makineritë dhe pjesët e këmbimit.

Sipas INSTAT, në Tetor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u rritur me 12,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 0,8%, në krahasim me Shtator 2022. Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 404 miliardë lekë, duke u rritur me 35%, nga mbi 50% që ishte zgjerimi në muajt e parë të vitit.

Për 10 mujorin, Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +9,3 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,6 pikë përqindje./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit