-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Vranësira dhe reshje të pakta shiu në të gjithë territorin!

Kryesoret

Vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin, ku më të theksuara priten në zonat malore. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë territorin. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

KOSOVA

Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të dominojnë pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, duke sjellë në vend herë pas here reshje të pakta shiu. Por parashikohet që në Kosovë të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime, kryesisht gjatë mesditës.

MAQEDONIA E VERIUT

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë në territor vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje në sasira të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në skajin Jugore pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

RAJONI DHE EUROPA

Pjesa më e madhe e kontinentit mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshje, ku rrebeshe shiu do të ketë pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe Europa Qendrore. Ndërsa nën ndikimin e reshjeve të dëborës paraqiten vende nordike. Por me mot të qëndrueshme pritet të jenë Europa Lindore dhe Jugperëndimi i kontinentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit