-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshime në Kongresin Amerikan, republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve

Kryesoret

Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve këtë javë dhe Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi se nuk do të kërkojë një pozicion drejtues në pakicën e re demokrate.

Për herë të parë në katër vjet, demokratët nuk kanë më shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Me besim të madh në grupin tonë parlamentar, unë nuk do të kërkoj rizgjedhje në udhëheqjen demokrate në Kongresin e ardhshëm”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, do të tërhiqet në mënyrë që demokratët e rinj të kenë radhën e tyre në krye të pakicës.

Ligjvënësi Kevin McCarthy është kandidati republikan për t’u bërë kryetari i ri.

“Jam krenar të njoftoj se epoka e sundimit njëpartiak demokrat në Uashington ka përfunduar. Uashingtoni tani ka një kontroll dhe ekuilibër”.

Por McCarthy do ta ketë të vështirë të bashkojë anëtarët e tij për legjislacioneve të rëndësishme pasi ai përballet me kundërshtime të konsiderueshme nga krahu i partisë ende besnik ndaj ish-presidentit Donald Trump.

“Ata duhet të kuptojnë si të arrijnë konsensus brenda grupit të tyre para se të kërkojnë bashkëpunim me demokratët. Pra, mendoj se do të jetë një kohë sfiduese për një shumicë shumë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve”, thotë Amy Dacey në universitetin Amerikan.

Anëtarët e rinj të Kongresit thonë se shumica e ngushtë duhet t’i detyrojë të dy partitë të punojnë së bashku për legjislacionin dypartiak./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit