Gazmend Hasani, një 44-vjeçar shqiptar është bërë i fitues i 1 milion dollarëve në Kanada.
Ai bleu një biletë për Lotto Max në 18 tetor dhe kur mori vesh që ishte fitues nuk arriti dot ta besonte. Hasani ka treguar për mediat vendase se ai e skanoi dy herë biletën e tij pasi iu dukë e pamundur.
“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep,” tha ai.
Po ashtu, ka treguar dhe emocionet e mëdha që përjetoi me bashkëshorten e tij, , kur i dha lajmin që kishin fituar lotarinë.
“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, shtoi ai.
Shqiptari fatlum, ka treguar se paratë do ti shpenzojë për të blerë një shtëpi.