Nga Vlora, kryeministri Edi Rama komentoi akuzat e opozitës për portin e Durrësit. Fillimisht kërkoi falje për gënjeshtrën që shpërndau se investitori arab Alabar do të investonte në Zagreb.
“Nuk e dija që projekti nuk kishte shkuar më tutje në Zagreb. Nuk e verifikova, sot doli se nuk ka shkuar më tutje projekti, sot kërkova ndjesë. Ajo ishte diçka që boll të bëje një verifikim, nuk u bë, kërkova ndjesë.
Kush nuk është gënjeshtar kërkon ndjesë. Këta janë fare, janë “gdhe”. Flasin këta për portin e Durrësit që bënë Shqipërinë “1 Euro”. Me politikën e tyre ne mund ta kishim dhënë me 1 Euro për 99 vjet dhe bëj cfarë të duash. Për herë të parë shteti shqiptar merr pjesën e fitimit 33%” tha ai.
Rama: Azerët do të ndërtojnë rafinerinë e naftës në Shqipëri
Më pas kaloi në sulm politik kundër PD-së për lobimin rus në kohën që e drejtonte Lulzim Basha, por Edi Rama akuzon Sali Berishën.
“Këta janë bedela, ku ka pasur ndonjëherë Lul? Edhe Luli nuk e beson se ka pasur ndonjëherë Lul. Luli ashtu, çohu nga gjumi, firmos, merr lekët dhe çoi te non grata.
E vërtetë shumë po vonon për këtë qafir por nuk ka për të harruar, do të dalë deri në fund. Më ka thënë një fjalë shumë të bukur një grua e panjohur, kur i doli matrikullimi këtij; e zunë lotët e tërë hallexhinjve dhe asaj dynjaje që i ka rënë në qafë” tha ai.