Karim Benzema thuhet se u largua nga stërvitja e fundit e Francës për shkak të një dëmtimi, duke vënë në rrezik pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës në prag të turneut.
Sulmuesi i Real Madridit thuhet se përfundoi stërvitjen e së shtunës më herët se grupi, duke e hedhur në pasiguri pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sipas gazetave L’Equipe dhe RMC Sport, sesioni ishte i pari i tij me ekipin që nga mbërritja në Katar dhe shpresat e tij për të luajtur në turne kanë pësuar një goditje pasi seanca e tij ishte reduktuar shumë
Serioziteti i dëmtimit aktualisht nuk dihet, por L’Equipe sugjeron se sulmuesi patjetër do të humbasë ndeshjen hapëse të kombëtares së tij kundër Australisë më 22 nëntor.
Didier Deschamps ka të drejtë të thërrasë një zëvendësues për Benzeman deri një ditë para ndeshjes së tyre të parë të së martës, por pritet që kjo të jetë vetëm zgjidhja e fundit.
Francës tashmë i mungojnë shërbimet e Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Christopher Nkunku për shkak të dëmtimeve, dhe kjo vetëm do ta dobësonte më tej skuadrën e tyre.
France are struggling to stay healthy for the 2022 World Cup. 🇫🇷
Out:
Paul Pogba ❌
N’Golo Kante ❌
Christopher Nkunku ❌
Mike Maignan ❌
Presnel Kimpembe ❌Doubtful:
Karim Benzema ⌛️ pic.twitter.com/oc0KEmEHCN
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 19, 2022
Ka frikë se ai mund të humbasë të gjithë turneun, një zhgënjim i madh për të, kombin e tij dhe të gjithë tifozët e futbollit.