Eleni Foureira konfirmoi para pak ditësh se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me Alberto Botian.
Këngëtarja ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku pozon duke treguar barkun e fryrë.
Edhe pse ajo e mban jetën e saj personale larg syrit të publikut, ajo nuk e ka fshehur shtatzëninë e saj.
Ajo ka publikuar një sërë fotosh ku shihet duke pozuar me një fund të gjatë, një kapele blu dhe një bluzë të tejdukshme, ku mund të shihet qartë barku i pa mbuluar.