-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hoteli përbri kishës”, tregimet e errëta shohin dritën e botimit

Kryesoret

Mes shumë titujve të rinj në Panairin e Librit “Tirana 2022” vjen edhe “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta” i autorit të ri Behar Jacaj.

Pas një pune gati 7-vjeçare, me dilemën që shoqëron çdo shkrimtar në fillime për t’i botuar ose jo krijimet e veta, libri është tashmë në duart e lexuesve, të cilët do të kenë mundësi të njihen me personazhe të pazakontë, që janë aq të ndryshëm sa edhe të ngjashëm njëkohësisht.

19 tregime, që siç kuptohet në titull, autori i quan të errëta, ndërthurin bashkëjetsën mes reales dhe fantazisë, që ngjan e çuditshme, po aq sa ç’mund të ngjajë një hotel, përbri një kishe!

Behari Jacaj ka lindur në Malësi të Madhe dhe ka mbaruar studimet e larta për Psikologji, profesion në të cilin punon prej vitesh.

Ai është shpallur fitues i çmimit të parë në Festivalin Letrar “Tirana 2018” me prozën “Gjama e Gjamës” dhe gjithashtu ka marrë çmimin “Mik i Presidentit Rugova” në Manifestin Letrar “Prizren 2020”.

“Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errta” është botimi i parë i tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit