-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbushën malet e Krujës me kanabis, merr fund arratia e 2 vëllezërve/ Emrat

Kryesoret

Policia e Krujës ka arrestuar dy vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Dy vëllezërit Lulzim Sharra, 37 vjeç dhe Kastriot Sharra, 35 vjeç ishin shpallur në kërkim që më vitin 2019 pasi kultivuar sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike në Malësinë e Krujës.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

2 vëllezërit, bashkëpunëtorë me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Malësia e Krujës”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit në kërkim:

L. Sh., 37 vjeç dhe K. Sh., 35 vjeç, banues në Shkretë, Krujë.

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit