Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lezhë. Meta gjatë fjalës së tij ka përmendur dhe koston prej 360 milion euro për aksin rrugor Lekaj-Fier.
Meta është shprehur se qeveria në vend të rrisë pagat e pensionet, ndihmën ekonomike, shton dhe 1 miliardë euro të tjera pagesa për 7 koncensione të reja.
“Para pak ditësh, një kompani merr një segment Lekaj-Fier, 44 km për të bërë zgjerim, e gjitha është vetëm zgjerim traseja është aty, shpronësimet janë bërë, 2-3 km rruge vetëm jane te reja, e kjo shkon 360 milion euro shkon pa tvsh.
Ja këtu i çon lekët Rilindja e kjo bëhet vetëm me një kompani se ajo është kompani e përzgjedhur nga Edi Rama jo thjesht për të bërë një rrugë por për t’u marr lekët shqiptarëve në këto forma e për t’i përdorur për qëllimet e tij e për t’i pastruar më pas te porti i Durrësit e në projekte të tjera si ky,” është shprehur Meta.