Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar një shkrim të medias Forbes, i cili flet për largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Meta ka shkruar se ne jemi vendi i tretë në borë për sa i takon numrit të larimeve dhe se shkak për këtë është qeverisja e Edi Ramës.
“Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!
Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.
Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!”, ka shkruar Meta.