-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb kundër takimit në Vuçiç-Kurti: Nuk kemi çfarë bisedojmë

Kryesoret

“Nuk duhet të lejojmë që populli serb të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme të autoriteteve kosovare”, ka theksuar sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në samitin e Frankofonisë që po mbahet nëTunizi.

Daçiq tha se nuk sheh arsye që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Borell tha se do të përpiqet të arrijë një zgjidhje kompromisi dhe gjithçka rrotullohet rreth asaj date, 21 nëntor. Mendoj se përpjekja e Borell është e justifikuar, por nuk shoh arsye që presidenti i Serbisë të marrë pjesë në takim. Është e nevojshme që Kurti bën thirrje për arsye dhe njohje të ligjit, sepse ai është burimi kryesor i të gjitha paqëndrueshmërisë dhe incidenteve të mundshme”, tha Daçiq.

Daçiq theksoi se Serbia e ka dëshmuar shumë herë se është në favor të dialogut dhe vazhdimit të negociatave dhe shtoi se populli serb nuk mund të lejohet më të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme dhe, siç tha ai, të një lloj mashtrim, kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Brukselit.

Daçiq thekson se Kosova po sillet sikur nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk mund të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, për të cilën, thotë ai, Kurti ka folur disa herë.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se shpreson që të mos ketë incidente, të cilat, siç theksoi, duhet t’i sigurojë BE-ja, së bashku me misionin e KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët janë garantues të Marrëveshjes së Brukselit./Expres

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit