Arben Devishaj, ish-numri dy i FSHF-së, njësoheshit dhe përgjegjës për inceneratorin e Fierit është i përfshirë në skenën korruptive së bashku me Klodian Zoton.
Nga dosja e SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto i ka paguar udhëtimin dhe biletën për ndeshjen Juventus-Barcelona. Shuma që ka dal nga llogaria e Zotot për këtë rast është 2250 euro.
Po ashtu Zoto ka paguar dhe një tjetër udhëtim, ku Dervishaj ka qenë së bashku me vajzën e tij në Izrael.
“Nga këqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion me datë 10/06/2017 nga Rinasi, Tiranë në drejtim të Stambollit, Turqisë dhe me datë 11/06/2017 ka udhëtuar nga Stambolli, Turqi në drejtim të qytetit të Tel Aviv, Izrael, se bashku me vajzën e tij, Rea Dervishaj. Me datë 14/06/2017 është kthyer në Shqipëri. Pagesa e biletës së avionit për këtë udhëtim është paguar nga shtetasi Klodian Zoto. Po ashtu rezulton se shtetasi Klodian Zoto ka paguar edhe shumën prej 1920 $ për qëndrimin e shtetasit Arben Dervishaj dhe vajzës së tij në Hotel “Crowne Plaza Tel Aviv në qytetin e Tel Aviv, Izrael, kjo e dokumentuar nga të dhënat e statement bankar të llogarisë së shtetasit Klodian Zoto, pranë bankës Intesa San Paolo, me nr. 44484435101.
Nga këqyrja në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion me datë 11/04/2017 nga Aeroporti Rinas, Tiranë, në drejtim të qytetit të Torinos, Itali dhe pastaj me date 12/04/2017 është kthyer nga qyteti i Romës në drejtim të Tiranës, Shqipëri, me qëllim për të ndjekur ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej ndërmjet ekipit të Juventus dhe ekipit të Barcelonës. Bileta për të ndjekur ndeshjen në stadium për shtetasin Arben Dervishaj, në vlerën prej 2250 Euro, është paguar nga shtetasi Klodian Zoto”, shkruhet në dosje.