-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porti i Durrësit, Rama: Mezi po pres parlamentin, t’i tregojë “rublaxhinjve” faktet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për portin e Durrësit dhe kompaninë e Lindjes së Mesme, ku si pas tij është “fat” që zjodhi Shqipërinë për ndërtim.
Rama në një postim në Twitter u shpreh se ata nuk e shiti pasurin për 1 euro dhe se Shqipëria është aksionare me 33% në këtë investim.
“Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës!
Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”!
Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!” ka shkruar Rama në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit