-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në hall? Alibeaj i dërgon letër Varhelyi: Ku ka gabuar kryeministri me Portin e Durrësit

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një letër Komisionit Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Ai është shprehur se me investimet në Durrës, Rama ka shkelur Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë si dhe që qeveria shqiptare ka pranuar se asnjë garë nuk është zhvilluar lidhur me këtë projekt dhe kompania fituese ka qenë e përcaktuar prej fillimi.

“PD nuk është kundër investimeve serioze, as kundër investitorëve që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. Por në kushtet kur drejtohemi nga një qeveri që na ka faktuar se di veç të abuzojë dhe të vjedhë pasuritë e shqiptarëve, është domosdoshmëri së paku transparenca. Deri më sot qeveria dhe kryeministri kanë heshtur dhe grupi parlamentar i PD ka vendosur që shqetësimin e tij për portin e Durrësit t’ja bëjë prezent dhe Komisionit Europian,” ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit